Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali.
Një 58-vjeçare shqiptare ka mbetur e plagosur rëndë pas një shpërthimi në një shtëpi në Valdicecina.
Në qendrën historike të Castelnuovo Val di Cecina, gruaja u lëndua nga shpërthimi ndërsa ndodhej në bodrumin e ndërtesës ku jetonte.
Sipas mediave të huaja, 58-vjeçarja shqiptare bashkë me dy fëmijë, 7 dhe 4 vjeç, ka qenë në bodrumin e banesës në momentin që ka ndodhur shpërthimi, e për fat dy të miturat kanë marrë vetëm disa plagë të lehta.
Shqiptarja u dërgua në spitalin e Pizës me helikopterin e shpëtimit, ndërsa kanë nisur hetimet.
Deri më tani nuk dihen shkaqet e shpërthimit, mendohet për rrjedhje gazi. Gjithashtu po verifikohen edhe banesa ku ndodhi ngjarja dhe të tjera,
me qëllim për të parë nëse ka dëmtime në strukturën e tyre apo jo, pasi shtëpia e shqiptares pati dëmtime të mëdha.