I hαρi ρrofil në TikTok 27-υjeçares, kjo është fotoja që çoi drejt υetëvrasjes të renë në Kαmëz

Kjo është fotoja me të cilën Altin Çoku shantazhonte 27-vjeçaren me publikimin e saj, duke e çuar atë drejt vetëvrasjes.

Çoku pasi e ka shantazhuar të renë, e cila ishte e martuar në Kosovë, por prindërit i kishte në Kamëz, e ka publikuar foton në rrjetet sociale, duke hapur profile me foton ku shfaqen të dy përqafuar, në momente intime.

Shërbimet e komisariatit nr.5 pas dëshmive të familjarëve të vajzës dhe këqyrjes të telefonit të saj kanë zbardhur ngjarjen, ndërsa kanë arrestuar 39-vjeçarin për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

foto galeri
foto galeri

(BalkanWeb)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *