Iu kërkοjnë të fΙεjnë në këmbim të nοtës, ky është universiteti shqiptar që ka nυmrin më të Ιartë të ρedagogëve “q.ejfΙiηj”

Një anketim i kryer nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, që u shtri në katër universitete në vend, në atë Shkodrës, Durrësit, Elbasanit dhe Vlorës.

doli në përfundimin se një në katër studentë ka qenë subjekt i kërkimit të favoreve sek.suale në këmbim notës. 

Sipas anketimit, pjesë e të cilit janë bërë rreth 1800 studentë, ky fenomen rezulton më i përhapur në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, kryesisht tek Fakulteti i Shkencave Humane.

Lidhur me këtë dukuri negative, ka folur edhe juristja Rovena Vuksani. Ajo tha: Në Universitetin e Elbasanit janë pranuar dhe etiketuar raste konkrete ku pedagogët kanë kërkuar favore në këmbim të notës”.

Po përveç favoreve s.eksuale, një tjetër formë abu/zimi e pedagogëve është mitm/arrja.

Vuksani shtoi: Lidhur me mitmarrjen pranohet se paratë kërkohen si nga pedagogët ashtu dhe stafi administrativ i Universiteteve, siç janë sekretaritë,

që kërkojne para në këmbim të ofrimit të listave të notave apo dokumenteve që çdo student ka të drejtë t’i marrë nga Universiteti ku studion”.

Gjithashtu një tjetër problem që konstatohet sipas Vuksanit është imponimi ndaj studentëve për blerjen e librave me autorë vetë pedagogët.

Më tej juristja vijoi: Nga ana tjetër studentët kanë parashtruar problematika lidhur me mënyrën apo procedurën sesi jepen bursat, praktikat profesionale.

Shumica prej tyre sidomos për bursat jashtë Shqipërisë pretendojnë se ka ndërhyrje të ndryshme nga stafi pedagogjik, ashtu edhe nga stafi i administratës së Universiteteve”.