Ja pse fiΙΙοjnë tani ditët “e ferrit” për Sali Berishën, Sραrtak Braho tregon vendimin “bombë” të SPAK që do e tronditë familjarisht “non-gratën”: Do jetë më i rëndë se bυrgosja e tij, mund të detγrojë Saliun të shkojë drejt νetëvrasjes

Ish-kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, njëherësh ish-deputeti i Partisë Socialiste, Spartak Braho ka komentuar situatën politike në vend dhe aksionet e fundit të Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK), e cila së fundmi ka trokitur tek familja “Berisha”, duke iu prishur qetësinë dhe rehatinë. Më konkretisht Jamarbër Malltezi, bashkëshorti i vajzës së ish-kryeministrit Sali Berisha, ndodhet sot në burg, pasi u arrestua pak ditë më parë me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, nën akuzat për korrupsion dhe pastrim parash pas hetimeve disavjeçare lidhur me privatizimin e ish- Kompleksit Sportiv Partizani. Ndërkohë ndaj ish-kryeministrit Berisha, Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit vendosi si masë sigurie detyrimin për paraqitje pranë policisë gjyqësore (Byrosë Kombëtare të Hetimit) si dhe ndalim të udhëtimeve jashtë vendit. Por sa i takon kësaj ngjarje të bujshme, ka reaguar edhe zoti Braho, i cili gjatë një interviste për gazetën “SOT”, zbulon se pse fillojnë tani ditët “e ferrit” për Sali Berishën, teksa tregon vendimin “bombë” të SPAK që do e tronditë familjarisht “non-gratën”. Sipas tij, hapi i radhës që do të ndërmarrë Prokuroria Speciale do jetë më i rëndë se burgosja e Berishës, ndërsa thekson se ky i fundit mund të shkojë drejt vetëvrasjes. Po ashtu, ish-deputeti socialist ka nxjerrë edhe detajet e forta, ku zbulon se si u parashikua fundi tragjik i Berishës në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike në vitin 1992.

-Zoti Braho, a do të jenë zhvillimet e nxehta të ditëve te fundit dhe procesi hetimor i SPAK-ut si ditët e errta të Sali Berishës ?

Nuk është koeçidencë që ish-kolegu i tij, drejtues i PD-së, Gramos Pashko e ka parashikuar këtë situatë vite më parë. Jo për kuriozitet, por realisht do të perifrazoj përplasjen dhe akuzat e Pashkos ndaj Sali Berishës në 13 Gusht 1992 në një mbledhje të Këshillit Kombëtar të PD-së. Ja çka thënë Pashko në fjalën e tij: “Zoti Sali Berisha kisha për të thënë dy fjalë për ju. Për mënyrën sesi folët këtu, ti ke filluar të mendosh, se vetëm ti je e vërteta, ke filluar të mendosh se vetëm ti je personifikimi i demokracisë. Ti mendon se vetëm ti je drejtësia, mendon se ti je ylli që ndrit, se ti je Perëndia. Ti mendon se mund të bësh ç’të duash, por po të them publikisht se këto nuk janë shenja të mira për ty. Këto të krijojnë kompleksin e madhështisë, por edhe të persekucionit… Zotëri të pranishëm, mos harroni se politika nuk është me ditë dhe as me muaj. Ajo vazhdon me vite. Në rast se sa thashë me lart nuk janë të vërteta, do të përgjigjem unë para gjyqit, gjyqit tënd ndaj meje, por edhe të kohës. Por në rast se këto që ju thashë janë të vërteta një dite do të përgjigjeni ju, jo vetëm para Perëndisë, por edhe para ligjit”….. I ndjeri Pashko iku tragjikisht e në mënyrë enigmatike. Nuk arriti të shikojë se pas 30 vjetësh atij i doli parashikimi, pasi Sali Berisha tani po përgjigjet edhe para Perëndisë, por edhe para ligjit. Ky është fundi i këtij uzurpatori të demokracisë së vërtetë, që këto 30 vite e ka përdhosur keqazi si ideal, ndonëse një pjesë e militantëve kanë mbetur po “trushpëlarë” edhe sot dhe ende e ndjekin atë pas qorrazi.

-A është mbushur“kupa” politike dhe ligjore për Sali Berishën ?

Kupa është mbushur plotësisht, në sondazhet e disa televizioneve që lidhen me vlerësimin e figurës së tij, nëse duhet të përgjigjet për akuzat për korrupsion, afro 85 % e të anketuarave në opinion e nxjerrin me pikë të humbura dhe se duhet të përgjigjet përpara ligjit. Ai duhet të përgjigjet personalisht, këto nuk janë akuzat që i sajoji Prokuroria e Posaçme. Ato kanë dy vjet që ia kanë lexuar në sy Departamenti Amerikan i Shtetit, vet Sekretari Blinken. Mali i dosjeve me këto denoncime për korrupsion ka qenë i arshivuar në SPAK, por ndonëse me vonesë, erdhi dita që ai ballafaqohet me to, pasi lufta kundër korrupsionit dhe pandeshkueshmerisë ka të bëje me fatet e këtij vendi dhe këtë shtet nga buza e greminës ku ishte afruar nuk e bëjnë me dot as partitë, as qeveritë e as liderët e tyre. Reformimi i organeve të drejtësisë ka ushqyer e po ushqen një uragan ku do të kalojnë të gjithë ata që koha i ka nominuar si të korruptuar. Unë kam bindjen ashtu si shumë të tjerë si unë, se vetëm drejtësia do ta bëj Shqipërinë shtet normal.

-Cili do të jetë fati i Sali Berishës në këtë proces ?

Politikisht ai është i ikur si ‘non-grata’, jo vetëm për aleatët tanë që na monitorojnë. Ai është i ikur edhe juridikisht, paçka se akuzat për të cilat ai do të përgjigjet para gjykatës ende nuk kanë datë të afishuara plotësisht. Me sa gjykoj për ato me çka është relatuar nga akuzat e SPAK-ut, ai ka rëne tërësisht në thesin e fajtorit dhe jo vetëm që do të përgjigjet penalisht, por dhe para gjynaheve që i ka Shqipërisë dhe popullit shqiptar. Nuk përjashtoj me këtë rast as pasojat që ai do të ketë nga gjyqi moral që do t’i bëj qoftë Perëndia (Zoti), qoftë edhe haku që ai duhet të lajë personalisht dhe familjarisht, për të këqijat që i solli e po i sjell këtij vendi. Nuk e përjashtoj faktin se ai mundet ta pësojë edhe si “akrepi i rëne në fundin e tasit”, që kur e pa që s’doli dot gjallë, mbyti veten. Ka shume shembuj në bote te kësaj natyre. Paçka se çfarë tjerr këto ditë Sali Berisha në daljet e tij publike, një gjë shihet qartë: Ai ndodhet dhe paraqitet vizualisht më i turbulluar se kurrë, haptazi i dyzuar dhe në siklet, sa s’ka me ku të shkojë. I papërqendruar psikologjikisht, situatë që ja shton pabesushmerine e argumenteve juridike ku është futur se akuza, ndaj tij është thjesht “sulm politik” për të eliminuar opozitën”, se skandali për privatizimin e ish-kompleksit Partizani është një rrugëtim normal e ligjor, në mbrojtje të pronarëve, ku përfshihet edhe dhëndri i tij. Ndërkohë që deri tani kemi mësuar nga akuza zyrtare e SPAK-ut, se ajo s’është gjë tjetër veçse një afere tipike korruptive, një grabitje banale që ju është bere pronave publike, por edhe private. Ky proces është një provë që tregon se si në mënyre të dhunueshme dhe duke shkelur haptazi ligjin, përfaqësuesit e shtetit kanë bërë çfarë iu ka dashur qejfi për t’u pasuruar. Vëreni me kujdes daljen dhe paraqitjen fizike të bustit të Sali Berishës në kronikat televizive. Tërësisht qesharak, ndonëse pleqëria e këtij 80 vjeçari ka lënë pasoja, por hetimi penal dhe goditja ligjore nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka bërë që të shohim hapur metamorfozën e deformimit të çehres te Saliut, çehre e cila e tregon ate tërësisht të zbardhëllyer e të drobitur, që të jep lehtazi pamjen e një personi të sëmurë klinikisht, që përpëlitet të japë “argumenta” dhe të fshehe thelbin e vërtetë të akuzave. Tërësisht inkoherente, me një defiçensë logjike mendore e psikike, që të dëshmon për krizën e rënde të statusit shëndetësore të tija. Zoti e ruajt nga ndonjë hata, sepse ka ditë të tëra “vrapon” nën efektet e depresionit haluçinant. Saliu o do çmendet o do vrasë veten!

-Si i vlerësoni mbrojtjen dhe argumentet e avokatëve të Sali Berishës para SPAK dhe GJKKO?

Argumentet mbrojtës të Sali Berishës dhe avokatëve të tij karagjozë, bazohen vetëm në marifete e hilerat proceduriale, të cilët kërkojnë “gjilpërën në kashte” për ta veshur procesin e hetimit dhe atë të gjykimit me vello antikushtetuese, për të justifikuar falsitetin dhe pabazueshmërinë e argumenteve të tyre, por dhe tendencën për të zvarritur gjyqin. Kjo s’është gjë tjetër, vetëm një aventure qesharake. Faktit se ishte në këtë pozicion edhe ish-presidenti amerikan TRUMP, i cili për akuzat që iu ngritën vajti si “Çeçua” dhe u paraqit në gjykatat përkatëse, i nxjerr të palarat “argumenteve” edhe shpurës mbrojtëse të avokatëve të tij. Natyrisht ky argument do ta rendojë pozitën e të akuzuarit Sali Berisha, pasi Gjykata e Posaçme është e detyruar të veprojë pas kësaj me forcën e ligjit ndaj tij. Mendoj personalisht se s’ka rendësi izolimi dhe dënimi penal i tij. Madje ky plak 80 vjeçar i rrjedhur, mund edhe të mos e vuaj izolimin. Le të jetë vendimi përfundimtar i “veshur” me humanizmin penal pa i dhënë mundësi të kthehet “në një hero” politik nga turma. Por do të jetë tërësisht e justifikueshme dhe obliguese zhveshja pasurore e tij nga të gjitha të ardhurat të luajtshme e të paluajtshme që ai dhe familjaret e tij kanë vënë e depozituar nëpërmjet vjedhjes e korrupsionit. Nëse ky proces do të këtë pikëpyetje, nese është apo nuk është kushtetues, apo ka “hakmarrje politike” këtë nuk e vendos as Saliu, as avokatët e tij mendje lehtë e hileqare, por vetëm organet e ngarkuara me ligj, ku pravalon shqyrtimi dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë. Le të presim…

-Ndërkohë ju e cilësoni Berishën killer të lindur, mbi ç’bazë e bëni një akuzë kaq të rëndë?

Të gjitha ngjarjet e rënda të ndodhura në Shqipëri, që nga viti ‘91 e deri në vitin ‘99 dhe do të vazhdojnë të ndodhin edhe në të ardhmen, këtu kam parasysh vrasjen e Arben Brocit e të tjerëve, tentativën për vrasjen e politikanëve të opozitës së atëhershme, vrasja e Çekinit, vrasja e A. Rustemit, synimi për eliminimin nëpërmjet grevës së urisë së Pjetër Arbnorit si dhe vrasja e Azem Hajdarit, kanë një ideator, Sali Berishën. Dëshmitarët dhe realizuesit si të vetmit që përbëjnë prova për të, Berisha ka parashikuar platformën e eliminimit fizik të tyre. I ndjeri Hajdari, Pjetër Arbnori dhe K.P. e njohin mirë skenarin e 2 prillit. Patjetër ka dëshmitarë të pakët, por të rrezikshëm që duhen eliminuar fizikisht. Berisha e di mirë se urdhri për vrasjen e Çekinit në Shkodër dhe Rustemit në Vlorë dhënë prej tij është realizuar nga Gazidede dhe strukturat e tyre, prandaj ai vazhdimisht punon për eliminimin fizik të realizuesve të këtyre vrasjeve. Berisha është një killer i lindur dhe si i tillë, bazuar në dëshmi dhe fakte, ndonëse me vështirësi kanë filluar të zbulohen, do të tregojnë haptazi se mbi të rëndojnë të gjitha vrasjet politike në Shqipëri që nga 2 prilli 1991 deri te vrasja e A. Hajdarit.

-Ndërkaq, si ju duket vendosmëria e SPAK për t’i dhënë fund pandëshkushëmërisë në Shqipëri?

SPAK ka ndezur motorët. Po punon ka një angazhim të mirë. Mesa duket është rrjedhojë edhe e një drejtimi aktual të mirë të një prokurori të ri në detyrë por jo në profesion, si Altin Dumani që ka flakur frikën këtej dhe me qëndrimin e tij u jep zemër bashkëpunëtorëve dhe kolegëve të tij të punës. Është e rëndësishme shmangia e frikës por SPAK duhet ndihmuar. SPAK duhet ndihmuar me prapavijën logjistike të tij. SPAK ka shumë ngarkesë. Unë e di shumë mirë. Punojnë 30 hetues të BKH-së, por edhe 80 të jenë janë pak.

-Keni një koment mbi kërcënimet për prokurorët dhe gjyqtarët?

Kur kërcënohet një prokuror apo hetues duhet të godasë plumbi kokës se nuk ka rrugë tjetër. Ndryshe nuk kemi bërë gjë për të mbrojtur SPAK. Duhet mbrojtur me veprime ekstremisht të forta. Reagime të tilla që të mësojnë mirë ata që mendojnë, që nisin të mendojnë pa le të veprojnë kundër jetës së prokurorëve apo punonjësve të drejtësisë. Që plumbi i kokës është pak. Këtë duhet ta bëjë ky shtet. Duhet të ngrejë zërin fort SPAK. E përsëris plumbin kokës kujtdo që rrezikon jetën punonjësit të drejtësisë. Ndërkohë kam hedhur idenë që SPAK duhet të ketë trupën e tij policore të pavarur. Kam mendimin se policia nuk e bën dot mbrojtjen. Duhet të jetë një trupë e re. Të rregullohet me ligj e vendim qeverie. Duhet të jetë nukël e posaçme sepse edhe policia është në ditën e saj më të keqe. Një pjesë e policisë na rezulton edhe e ngatërruar në elementin kriminal. Duhen djem të rinj të tjerë. Ka mundësi të bëhet. Bindja ime është se policia ka frikë të veprojë kur kërcënohet një prokuror apo gjykatës.

-Nga ana tjetër, po aleancën Meta-Berisha si e shihni? A do funksionojë apo do shkrihet…

Shiko, unë e kam thënë dhe po e ripërsëris. Koalicioni zgjedhor Meta-Berisha ishte një aleance krejtësisht e pa kuptimtë, ku në mënyrë figurative mund të thuhet kur një i mbytur kërkon t’i jap dorën tjetrit që po mbytet. Ishte një aleancë pa parime, pa bosht ideor, thjesht pragmatiste e rëndomtë dhe vetëm për interesa imediate dhe moralisht e turpshme. Dhe në fakt çfarë polli kjo aleancë? Asgjë. Kjo aleancë diskreditojë akoma më tej Partine e Lirisë së Metës, ndërsa Berishën e hodhi në gropë e një mjerim elektoral. Në aspektin e numrit të votave Meta ja hodhi Berishës, sepse i mori goxha këshilltarë, duke e lënë Saliun me gisht në gojë. Por Saliu i detyruar se nuk kishte rrugë tjetër, u fut dhe u fal në skutën politike të Ilir Metës. Secili bëri hesape për veten e tija dhe u pa hapur se ishte hesap matrapazësh politike. Dihet shumë mirë që nuk ka simpatizantë të grupit politik të Berishës apo ata që quan PD-istë të thekur e tradicional që të votojnë partinë e Ilir Metës. Këtu qëndron edhe hileja e tij, sepse e detyroj elektoratin e djathtë të votonte për kandidatët për këshilltar të Partisë se Lirisë. Çështja shtrohet dhe dilema është me të drejtë, ju pyesni a e ka jetën e gjatë ky koalicion pa fillim dhe pa fund. Është e pa mundur që ky koalicion të vazhdojë. Rezultati i pritshëm që zhgënjyes për të dyja palët. Ndaj është e pamundur të vazhdoje ky koalicion sidomos në zgjedhjet politike të vitit 2025. Gjasat janë të dyshimta deri në pamundësi që çeta politike e Sali Berishës të arrij të sigurohet që të regjistrohet në këto zgjedhje. Koalicion nuk ka më, mund të konkurrojë i vetëm në kushtet e krijimit të ndonje partie të re, thjesht Berishiste. Gjasat janë që kjo çete siç thotë populli “ka marrë rrugën për Janinë”. Pra është shumë i mundshëm eliminimi apo zbehja në maksimum e grupimit politik të Berishës, n.q.s do ta krijojë këtë grupim si formacion politik në vete, të ri të ndarë nga PD-ja zyrtare që drejtohet nga Lulzim Basha.

Intervistoi: Rigels Seliman