“Jam e fe jυar ρrej dy muαjsh, por kam një haΙΙ të mαdh”, kjo υαjzë ka n.eυojë për ju!

Jam e fejuar prej dy muajsh me një djalë. Ma prezantuan djalin fisi im që njihej me fisin e tij. U fejuam me shkesi, le ta themi troç. Unë nuk e njihja më parë dhe ai nuk më njihte. Pasi dolëm dy tre herë për kafe vendosëm të fejoheshim. 

Për familjen time ai është nj

ë djalë i mrekullueshëm që nuk ka të sharë, por unë po zbuloj që nuk është kështu. Ai dita ditës po më nxin jetën dhe nuk di si ta ndaloj.

Ai është shumë xheloz dhe prapanik dhe mendon se femrat nuk duhet të rrinë rrugëve gjithë ditën. Me pak fjalë ai nuk më lë të dalë.

Diskutojmë gjatë dhe më lë vetëm kur duhet të shkoj te shtëpia e shoqes sime të ngushtë, apo kur duhet të dalë me të. Kjo po bëhet një gjë e padurueshme.

Një ditë më telefonoi dhe më pyeti se përse nuk isha bërë e gjallë gjithë pasditen dhe nuk i kisha telefonuar. I thashë se më kishte zënë gjumi dhe më kishte dalë nga mendja. Nga e gjithë kjo filloi një sherr kot më kot.

Një ditë tjetër më tha se përtonte të vinte të më takonte dhe unë duke qenë se nuk do të dilja me të, i thashë nëse mund të dilja vetëm. Ai filloi të më thoshte se duhet të rrija në shtëpi, ç’punë kisha unë përjashta.

Insistova deri në pikën sa ai më tha “bëj çfarë të duash”. Si përfundim nuk dola, sepse kishte shkuar ora 7 pasdite dhe nuk kisha ku të shkoja. Hedh një status në msn dhe më pas fillova të lexoja një libër.

Pas një ore ai më telefonon sërish dhe më thotë. “Mirë? Dole me shoqen tënde?” Unë i përsërita disa herë që nuk dola, por ai nuk më besonte kështu që në nerva e sipër i them: “E di që të them gjithnjë të vërtetën. Nuk dola nëse më beson mirë nëse jo bëj çfarë të duash”.

Ai më përgjigjet: “Sigurisht që do bëj si të dua dhe sot në darkë do të dal”. Unë akoma më e acaruar i thashë që më mirë të dilte mbase gjente dikë më të mirë se unë dhe do t’i qartësoheshin idetë.

Pas pak i ritelefonova prapë dhe i thashë nëse do të dilte, ai me indiferentizëm më mbylli telefonin pa më kthyer përgjigje. Ky është sherri i fundit që kam bërë me të dhe më ka bërë shumë të mendoj. Kjo nuk është normale, nevrikoset për gjëra kot.

Dua të them se edhe ai shpesh qëndron në shtëpi, sepse ia kërkoj unë. Vetëm nëse më thotë se jam e lirë të dalë kur të dua edhe unë do ta lejoja të dilte. Sinqerisht që ndjehem në një udhëkryq, sepse nuk di si tu them prindërve që ai nuk është djali për mua.

Ata më fejuan me shkesi duke e ditur se ai është një djalë perfekt. Unë kam filluar të ndjej diçka për të, por nuk mund ta shtyj jetën në këtë mënyrë. Është e tmerrshme. Tani ndjehem pak më mirë që u shfryva shpresoj t’ju mos kem mërzitur, por duhet të flisja me dikë.