Ka Ιek ρafυηd dhe b. ën një jetë që ja kemi ziΙi, por miΙiarderja sh okon me dekΙαratën e sαj

Historia e kësaj vajze vërteton më së miri atë shprehjen se pamja e jashtme gjithmonë të gënjen.

Po të nisesh nga postimet në rrjetet sociale të njerëzve të famshëm, thua se këta janë njerëzit më pa halle në këtë botë që e kanë jetën vaj. Por nuk është gjithmonë kështu.


Kylie Jenner është shpallur miliarderja më e vogël në botë dhe ka një jetë për tu pasur zili.

Dhe të gjithë ne do të donim ta jetonim atë jetë. Por manjatja e kozmetikës na rikthen me këmbë në tokë duke thënë se jeta e saj nuk është ashtu siç duket në rrjetet sociale.

Biznesmenja në një postim në Instagram shprehet se ka qenë shumë e vështirë për të, që të rritej nën syrin e miliona njerëzve.

Kylie shtoi se ka vuajtur nga ankthi gjatë gjithë jetës por ka gjetur forcën për të ecur përpara. “Jam krenar për veten, për zemrën time dhe për forcën time.

Të rritesh me miliona sy që të shohin nuk është normale. Kam humbur shokë e shoqe gjatë rrugës dhe veten disa herë. Tatuazhi im i parë ishte ‘sanity’ për t’i kujtuar vetes çdo ditë për ta mbajtur (mendjen të shëndoshë)”.

Kam vuajtur nga ankthi gjatë gjithë jetës sime si e rritur dhe pasi lindi foshnja u përballa me ulje-ngritje. Ndihesha sikur duhet ta rigjeja sërish veten.

Mbajta shumë për vete, por thjesht dua ta ndaj me ju dhe t’ju them se jam njeri. Jeta ime nuk është perfekte dhe ajo që shihni këtu në mediat sociale është vetëm sipërfaqja.

Tregohu i butë me veten, ec para dhe harro. Të gjithë jemi të aftë për gjëra të mëdha, meritojmë dashuri, dhe na lejohet të shprehim vetveten. Bëj më shumë gjëra që të bëjnë të lumtur dhe mos kërko falje,”-shkroi 21-vjeçarja.