February 25, 2024
Lajme

Kaos me flutυrimet, pasagjeri godet ρυnonjësit e aeroρortit (Video)

Kaosi i krijuar në aeroportet e Britanisë së Madhe ka agravuar jo pak herë situatën mes udhëtarëve dhe punonjësve në aeroporte.

Siç shihet në pamjet e siguruara, një burrë godet dy punonjës ndërsa nga ana tjetër shtyn fort bashkëshorten duke e përplasur edhe atë në tokë.

Sipas autoriteteve britanike, burri që duket në pamjet e publikuara në rrjete sociale ishte në gjendje të dehur ndërsa u arrestua nga policia bashkë me gruan.

Një zëdhënës i aeroportit të Bristol ka thënë se sjellja antisociale, e dhunshme ose kërcënuese s’do pranohet nga Aeroporti Bristol dhe linjat ajrore.

“Megjithëse sulme të tilla janë të rralla, ne i marrim seriozisht dhe mbështesim çdo hetim policor.”-tha ai.

https://www.dailymail.co.uk/embed/video/2716447.html

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *