Krγeministri i Greqisë shρall 15 mijë vende të lira pυne për qytetarët mbi 45 vjeç, ja sa do të paguhen

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis njoftoi ditën e sotme se qeveria e tij po punon për hapjen e 15 mijë vendeve të lira pune për qytetarët grekë.

Sipas medieve greke, Mitsotakis do të shpallë 15 mijë vende të lira pune për qytetarët të cilët janë mbi 45 vjec

Programi i ri i punësimit për të papunët afatgjatë mbi 45 vjeç në sektorin privat do të fokusohet në zonat që konsiderohen si “xhepat” me papunësinë më të lartë në Greqi.

Programi i punësimit do të financohet me një buxhet prej 120 milionë eurosh nga Fondi i Rimëkëmbjes, shkruajnë mediet helene.

Personat që do të përfitojnë nga programi i punësimit do të kenë mundësinë të punojnë në një periudhë kohore 12 deri në 18 muaj, me pagë mujore 653 deri në 746 euro.