Kuksiani: Kam patur çdo f emër që i vija sγrin, por brυnja syjeshiΙe ma bëri “8 me 2” dhe…

Dashuria të ndryshon! Një djalë çapkën shkodran ka ndryshuar tërësisht stil jete kur ka provuar ndjenjën e dashurisë. Historinë e rrëfyer.

“I kam tallur e sharë e vënë në lojë e ofenduar gjithë shokët e mi që sapo fejoheshin shkëputeshin nga shoqëria. Ose as me sy nuk e shihnin më një femër tjetër. 

Jam shpirt i lirë dhe i tillë kam qenë gjithmonë si djalë Shkodre që jam. Kam patur femrat që kam dashur të kem.

Nuk e them aspak për mendjemadhësi, por nëse një vajze i vija syrin e kam kapur, pak me pamjen, pak me tipin e pak me faktin se jam kavaljer.

Deri para 1 viti lidhja më e gjatë që kam pasur ka qenë 3 muaj e gjysëm. Nuk jam njeri që tallem me vajzat, por asnjëra nuk ka arritur t’më bënte për vete me qëndru ma gjatë.

Para 1 viti njoha një vajzë në Pedonale, në shoqëri të përbashkët qëlluam në të njëjtën tavolinë. Brune e syjeshile e mendova direkt: Ohooo iku dhe kjo! Por u gabova!

Ajo nuk ma varte, s’më jepte shumë muhabet në tavolinë e kur më jepte ishte vetëm për t’më kundërshtuar. I kërkova numrin e me stil e anashkaloi.

E kërkova në Facebook, hiq. Nuk kishte. U fiksova. Si një vajzë me aq botë sa ajo nuk flet në rrjete sociale.

Gjeta mënyrën me shoqëri dhe e ula prapë në kafe. Kjo prap hundën lart. Po më çmendte. 3 muaj kështu, unë s’isha mësuar me u sjell kështu pas një femre.

Pas 3 muajsh kjo heq apendesitin dhe përfutoj nga rasti e i shkoj me lule në spital. Unë ky?

E pabesueshme. I them: Nuk e prisje eee? Përgjigjia e saj më hoqi pinin: Normal që e prisja, pse jo?

Vetëbesimi i saj më ka bërë ta adhuroj. Prej asaj dite u afruam dhe u lidhëm disa javë më von.

I rri para mbrapa e jo sepse ma kërkon. Përkundrazi. Por më vjen natyrshëm. Nuk dal më darkave e as nuk pi më aq shumë alkool.

Mendoj se e dashuroj! Ajo është e vetmja që ma bëri 8 me 2 e jam 37 vjeç”, shkruan ai.