LAJM I FUNDIT/ QëIIohet me armë ish-krγeministri

Ish-kryeministri japonez Shinzo Abe u qëllua gjatë një aktiviteti zgjedhor në prefekturën Nara në Japoninë qendrore.

Abe u rrëzua përtokë teksa mbante një fjalim dhe u transportua menjëherë në spital, por nuk mundi të mbijetonte plagëve.

Autori i dyshuar i sulmit ndaj ish-zyrtarit është një 41-vjeçar, Tetsuya Yamagami, me origjinë nga zona ku ndodhi sulmi.

Personi është arrestuar me akuzën e tentativës për vrasje. Sulmuesi, i armatosur me një pushkë gjysmë automatike, me sa duket prodhim artizanal, do të kishte plagosur edhe persona të tjerë.

Qeveria japoneze konfirmoi se “një burrë, që besohet të jetë autori, është marrë në paraburgim” dhe shtoi se gjendja e Abe “aktualisht nuk dihet”.

Abe ishte i angazhuar në një tubim dhe u rrethua nga qindra njerëz kur autori qëlloi të paktën dy të shtëna me pushkë pas tij dhe nga afër, duke e goditur ish-kryeministrin në shpinë dhe ndoshta në qafë.

Episodi ka ndodhur rreth orës 11:30 me orën lokale (4:30 në vendin tone). Burime spitalore bëjnë të ditur se ish-kryeministri është shtruar në spital me arrest kardiorespirator rreth 15 minuta pas të shtënave.