Ish-volejbollisti i kombëtares shqiptare, Ylli Lulushi, është ndarë nga jeta në moshën 67-vjeçare, pas një ataku kardian.
Lulushi ka qenë volejbollist i dy prej klubeve më të mëdha në Shqipëri, Flamurtarit dhe Partizanit, si dhe i Kombëtares shqiptare.
Lajmin për vdekjen e Ylli Lulushit, e ka konfirmuar Federata Shqiptare e Volejbollit.
![](https://www.shqiperiaime.com.al/wp-content/uploads/2022/06/spaho-752x440-1.png)
Njoftimi i Federatës Shqiptare të Volejbollit
Është ndarë nga jeta në moshën 67-vjeçare, pas një ataku kardiak, ish-volejbollisti i Flamurtarit, Partizanit dhe ekipit kombëtar, Ylli Lulushi.
I lindur në vitin 1953, ai e nisi sportin me pionierët në qytetin bregdetar, duke kaluar më pas tek të rinjtë e Flamurtarit në vitin 1968,
por, në të njëjtën kohë me aktivizimin në këtë grupmoshë, Ylli është aktivizuar njëkohësisht me të rriturit nga trajneri i mirënjohur, Theodhori Driza.