Mαcron do të vijë në Tiranë, ρor nuk do të marrë pjesë në Samit! Zbυlohet shkαku

President i Francës, Emmanuel Macron pritej në Shqipëri të hënën në mëngjes për të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit. Por, sipas mediave farnceze, ai do të mbërrijë në Tiranë pasditen e së hënës.

Emmanuel Macron do të shtyjë mbërritjen e tij në Tiranë, pas sulmit terrorist në Arras ku mbeti i vrarë një mësues dhe nga situata në Lindjen e Mesme, njofton Elysee.

Presidenti francez pritej fillimisht në Shqipëri të hënën në mëngjes për të marrë pjesë në samitin e 9-të të procesit të Berlinit, i cili mbledh së bashku liderët e Ballkanit Perëndimor dhe disa vendeve evropiane për të promovuar dialogun politik, bashkëpunimin dhe pajtimin në rajon, si dhe afrimit me Bashkimin Evropian.

Në kontekstin kombëtar dhe ndërkombëtar, ai do të mbërrijë në kryeqytetin shqiptar vetëm të hënën vonë pasdite, për pjesën dypalëshe të vizitës së tij që do të zgjasë deri të martën, sqaroi presidenca franceze. Ai do të përfaqësohet në samitin ballkanik nga Sekretarja e Shtetit për Evropën, Laurence Boone. Elysee ende nuk e ka specifikuar programin e tij në Francë përpara se të fluturojë për në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *