Mbrojti me armë bυstin e Skënderbeut në Shkup, merret υendimi për shqiρtarin

Tetë ditë në paraburgim është lënë Isuf Koka, i cili gjuajti me armë gjatë momentit kur turma e protestuesve në Shkup protestonin kundër propozimit francez u afrua pranë biznesit të tij.

Koka qwlloi me armë zjarri në ajër, një formë kjo paralajmërimi për protestuesit maqedonas që ishin afruar te prona e tij dhe donin ta dëmtonin atë.

Koka u ndje i rrezikuar për veten dhe pronën e tij që është në afërsi të bustit të Skënderbeut në Shkup dhe për shkak të reagimit të vonuar të policisë, qëlloi me armë.

Isuf Koka është vëlla i Zudi Enuzi Koka, drejtor i NP “Higjienën komunale”, e që kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, e shkarkoi pas incidentit.

Në këtë moment protestuesit u zmbrapsën nga hoteli nga i tij. Ai po ballafaqohej për herë të dytë me sulmin e protestuesve maqedonas, pasi më herët ata kanë dëmtuar makinat e klientëve dhe hodhën sende të forta drejt hotelit të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *