“Paragjykími është një qëndrim i pabazuar, një mënyrë mendimi e ngurtë dhe zakonisht negatíve ndaj dikujt e diçkaje”.
Ky është përkufizimi më i plotë sipas socíologëve dhe psíkologëve për paragjykímin, fenomen i cili në vendin tonë manifestohet gjerësisht.
Një grua nga Shqipëria ka ndarë një histori të sajën në redaksinë e JOQ Albania, ku tregon se si miku i saj italian tallej me vendin tonë, por edhe me femrat në moshën mbi 45-vjeçe.
Sipas qytetares, italiani kishte ardhur të vizitonte Beratin dhe ajo e ka shoqëruar, por paragjykímet dhe ofendimet e tij ndaj grave shqiptare linin vërtetë për të dëshiruar.
Ajo tregon më tej se i tha mikut të saj se femrat shqiptare janë të vuajtura pasi marrin rroga qesharake dhe nëpërkëmben.
Por ajo që i ka bërë më shumë përshtypje qytetares është komenti, që ka bërë një grua shqiptare, e cila kishte prenotuar një dhomë në të njëjtin hotel ku kishte prenotuar edhe miku i saj italian.
Gjatë një bisede të shkurtër me burrin italian, gruaja tregon se bashkëatdhetarja e saj, rreth 45-vejçe, filloi të shante Shqipërinë dhe njerëzit këtu.
Ajo tregoi se ndihej me fat që ishte e martuar prej 17 vjetësh me një burrë italian dhe kishte shpëtuar nga Shqipëria.