“Më T RADΗËT0l dhe tani jam b.ërë si e ç mendυr, nuk u RE ZlSTOJ dot m eshkύjve…”

Pas historisë së djeshme të një vajze nga Tirana e cila ngjalli shumë debat mes komentuesve, ku nuk munguan as këshillat ndaj saj, sot një tjetër vajzë ka shkruar për JOQ Albania.

Një 24-vjeçare nga Elbasani ka përmbledhur disa vite të jetës së saj për të rrëfyer historinë dhe ‘dallgët’ në të cilat fati e ka përplasur.

E reja nga Elbasani rrëfen:

Përshëndetje JOQ Albania! jam një vajzë 24 vjeçe nga Elbasani dhe kam një hall shumë të madh që dua ta ndaj me ju dhe lexuesit sepse nuk kam me kë të flas.

Problemi im nis që në gjimnaz. Kam qenë vajzë shumë tërheqëse dhe merresha me djemtë sepse e dija qe me kishin pik t’dobët.

Kur isha ne vitin e fundit te gjimnazit u lidha për seriozisht me nji çun. Familjet nuk e dinin dhe nuk doja t’i thoja babit se është fanatik.

Me atë djalin shkoja mire, takoheshim te shtunave në hotel sepse te shtunave i kisha prindërit jashtë Elbasani. Ai me blinte gjithçka.

Veshje, kuleta, parfume, tualete dhe shume gjëra intime që unë të isha me e bukura e atij.
Pas një viti e gjysmë filluan të shfaqeshin problemet e para.

Fillova te mos ndjej më për të sepse e shihja qe s’po më blinte më asgjë. Se ku i çonte lekët nuk e di.

Pas ca muajsh e kapa duke folur me shumë femra të tjera. Dhe unë për inatit shkova me një djalë tjetër dhe kapa video intime.

Ja dërgova te dashurit videot e hakmarrjes sime ndaj tij. Ai u mllefos sikur ta kisha unë fajin.
Ai me tradhtoi i pari maskarai. Madje me shumë veta. Kurse unë një herë e bëra dhe ai me bëri namin. Më kërcënon me ato video.

Edhe unë e kërcënoj me fotot e tij tashmë sepse nuk kam rrugë tjetër. Momentalisht jemi akoma bashke mirëpo unë qëkur e tradhtova nuk mundem më të përmbaj veten.

Nuk u rezistoj dot meshkujve dhe i ndërroj shumë shpesh dashnorët e rinj.
Jam si e çmendur. Fatkeqësisht mora vesh qe kam ngelur shtatzënë dhe nuk e di as me kë e kam.

Jam në mes të një udhëkryqi. Ju lutem mos më gjykoni se kështu erdhën rrethanat e jetës sime.

Fajin e ka i dashuri që më tradhtoi i pari. Si t’ja bëj me bebin që kam në bark?!”
Komentet u takojnë juve.