Në foto me Ramisin të bυzëqeshur, kjo është grυaja që u υra nga bαshkëjetuesi sot në Elbasan

Është publikuar fotoja e çiftit, Ramis Mici dhe Jetlira Elezi, ku kjo e fundit mbeti e vdekur në vend pasi u godit me thikë nga bashkëjetuesi në orët e para të ditës së sotme.

Ramisi, i cili sot i mori jetën asaj për shkaqe xhelozie, ka pozuar i buzëqeshur krah Jetlirës pak kohë më parë, pasi nga veshja e tyre duket që nuk është foto e muajve të fundit.

Ata jetonin në lagjen “Skënderbej” prej 4 muajsh në një banesë me qira. 37-vjecarja ishte e divorcuar dhe kishte dy fëmijë nga martesa e parë. Edhe autori i vrasjet ishte i divorcuar dhe kishte dy fëmijë nga martesa e mëparshme.

Mësohet se para pesë ditësh, kishte ndodhur një sherr mes tyre dhe 37-vjeçari e kishte dhunuar bashkëjetuesen. Viktima kishte kërkuar ndihmë në polici dhe ishte pajisur me urdhër-mbrojtje. Prej asaj dite, ata jetonin në të njëjtën shtëpi por me dhoma të ndara.

Sot 37-vjeçarja do të largohej nga banesa pasi kishte gjetur shtëpi tjetër.

Fatmirësisht dy fëmijët e mitur nuk kane qene ne banese ne momentin e krimit. Nisur nga situata e rëndë me bashkëjetuesin Jetlira kishte dërguar fëmijët tek babai i tyre.

Ndërkohë, policia është vënë në ndjekje të autorit, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes pasi ka kryer krimin.

Top Channel