Ngjαrje makαbër/ 22 vjeçari merr ρeng dhe ekzekuton babain, υëllain dhe motrat e tij

Një burrë është qëlluar për vdekje nga policia e armatosur në Francë pasi mori peng disa anëtarë të familjes së tij dhe vrau pesë prej tyre, përfshirë babanë e tij.

Incidenti tronditës nisi të shpaloset mbrëmë kur një 22-vjeçar u izolua në një shtëpi me babanë, njerkën dhe tre fëmijët e tij në qytetin e vogël lindor të Douvres, rreth 30 milje në lindje të Lionit.

Raportet lokale thanë se negociatorët zbritën në vendngjarje gjatë natës dhe vendosën një perimetër rreth qytetit, përpara se ata ‘të tentonin më kot të qëndronin në kontakt me të dyshuarin gjatë gjithë natës’.

Më herët gjatë ditës së sotme, burri, i armatosur me një armë zjarri, filloi të ekzekutonte anëtarët e familjes së tij.

Oficerët e policisë hynë në shtëpi dhe e vranë, por jo para se të pesë pengjet, përfshirë tre fëmijët, të ishin ekzekutuar.

As policia dhe as prokuroria lokale nuk konfirmuan identitetin e viktimave, por gazeta franceze Le Progres raportoi se babai i 22 vjeçarit ishte kreu i një kompanie ndërtimi në rajonin Ain, pjesë e së cilës është Douvres.

Viktimat e tjera të vrasësit përfshinin vjehrrën e tij, me origjinë nga Gironde, motrën e tij 17-vjeçare, gjysmëvëllain 15-vjeçar dhe gjysmë motrën e tij 5-vjeçare.