Ngjarje e rëndë/ 54-υjeçarja nga Tirana ndërron jetë në bregυn e detit

Një shtetase 54-vjeçare nga Tirana ka ndërruar sot jetë në Vlorë. Dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e infarktit.

Njoftimi:

Sot, rreth orës 12:20, në lagjen “Uji i Ftohtë”, shtetasja I. Y., 54 vjeçe, banuese në Tiranë, duke qëndruar në breg të detit,

dyshohet se i ka rënë infarkt dhe si pasojë ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.