Ngjarje trαgjike! Gjeti djalin e tij 18-muajsh të ρajetë brenda makinës, babai qëΙΙon veten me αrmë zjarri në kokë

Një baba nga Virxhina ka vrarë vetën pasi ke gjetur djalin e tij 18-muajsh të vdekur në sedijen e pasme të një makine të mbi nxehur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e martë.

Babai, të cilit ende nuk i është zbuluar identiteti, u gjet i vdekur në Chesterfiel me një plagë me armë zjarri në kokë. Ai u gjet në pyllin prapa shtëpisë së tij, pasi policia mori njoftime se ai po kërcënonte të dëmtonte veten.

Nga ana tjetër, “Daily Mail” shkruan se oficerët gjeten trupin e fëmijës së vogël brenda në shtëpi.“Kjo është një tragjedi e tmerrshme”, tha nënkoloneli i policisë së Chesterfield, Christopher Hensley.

Nga hetimet paraprake, policia dyshon se babai i ka shkuar në punë në mëngjes për tre orë dhe ka harruar që të çonte të birin në çerdhe. Si pasojë ai ka mbetur në makinë dhe jashtë temperaturat janë shumë të larta.

Familja e të voglit ka njoftuar policinë mëngjesin e së martës, duke denoncuar se djali nuk ishte paraqitur në çerdhe.

Sipas policisë, pasi babai ka gjetur të pajetë djalin e tij të vogël, ka vrarë veten me një armë zjarri.