Ngjarje trαgjike në Itali/ Gjendet i υdekur 20-vjeçari shqiptar, zbαrdhen dγshimet e para

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali, ku një 20-vjeçar shqiptar është gjetur ditën e sotme i pajetë në një tokë bujqësore në Falciano del Massico.

Mediat vendase shkruajnë se i riu mund të ketë ndërruar jetë si pasojë e temperaturave të larta, por pritet autopsia për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.

Edhe pse është njoftuar ambulanca, ka qenë e kotë përpjekja pasi i riu kishte ndërruar jetë.

Ende nuk ka informacione për identitetin e tij, por mësohet se ai banonte në zonën e Sparanise.