Ngrihet fΙamuri i BE-së te krγeministria, Rama: Shqipëria sot kaΙon në një tjetër nivel!

Në kuadër të organizimit të Konferencës së Parë Ndërqeveritare, sot në orën 08:30, në godinën e kryeministrisë u ngrit flamuri i Bashkimit Europian. I pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama si dhe përfaqësues të BE-së

‘Ngritja e këtij flamuri sot në selinë e kryeministrisë shënon ngritjen e Shqipërisë në një tjetër nivel.

Ky moment shënon edhe ngritjen në një nivel tjetër detyrimesh të marrëdhënies së shoqërisë dhe qytetarit shqiptar me standardet europiane.’- tha Rama.

Negociatat do të jenë në fokus edhe në mbledhjen e grupit parlamentar Socialist në orën 10:00, në ambientet e kryesisë së Kuvendit.

Kjo mbledhje vjen një ditë përpara seancës së fundit diskutuese parlamentare të këtij viti, do të përmbyll angazhimin 1 vjetor të deputetëve.

Një ditë më parë (19 korrik) Shqipëria shënoi një hap historik drejt integrimit të vendit në BE, atë të çeljes së negociatave, pas pritjes disa vjeçare.

Kryeministri Rama tha se tashmë bëhet fjalë për një rrugëtim për jetë a vdekje në në vrapin e fundit drejt anëtarësimit të plotë. Eurokomisioneri Varhelyi dhe Borell vlerësuan përpjekjet e qeverisë dhe thanë se tashmë duhet konsensus politik për të ecur më tej.

Në konferencën e parë ndërqeveritare me vendet anëtare, mbajtur në Bruksel, kryeministri Edi Rama tha se Bashkimi Evropian është fati i shqiptarëve, teksa këtë moment, e cilësoi fillimin për transformimin e vendit.

Hapjen e negociatave e quan tërësisht të merituar, e për ta vërtetuar këtë, bëri një paralelizëm mes drejtësisë së vjetër e asaj të re. Komisioneri për Politikën e jashtme në Bashkimin Evropian, Joseph Borrel tha se me Shqipërinë, Europa do të plotësojë vetveten.

Vendimi për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, u mor ditën e shtunë, pasi Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi propozimin francez, duke zgjidhur kështu ngërçin me Bullgarinë.

Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut prej kohësh, kishin mospajtime për çështjen e gjuhës, të identitetit dhe të së kaluarës historike, që bllokuan integrimin e mëtejshëm të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian si dhe të Shqipërisë.

Vijon…

https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fvideos%2F765308171556462%2F&show_text=0&width=560