“Nuk Ιëvizin pa 500 mijë euro”/ Kυsh është skuadra e armαtosur që ekzekutoi Brilant Martinajn? Hetuesit kthehen në vendin ku u υra…

Hetuesit janë kthyer sërish në Laç, për të zbuluar fakte që do të çojnë në zbardhjen e vrasjes së policit Xhelal Reçi më 1 nëntor të vitit të kaluar në zonën e Laçit.

Masakra e Fushë Krujës ka rihapur edhe njëherë dosjen e hetimit për këtë ngjarje pas dyshimeve se një nga autorët që zbritën nga një automjet për të ekzekutuar ish-policin ishte Brilant Martinaj një prej tre të rinjve që u vra në atentatin mafioz të dielën në mbikalimin e Fushë Krujës.

Kjo pasi sipas gazetarit Artan Hoxha Xhelal Reçi është xhaxhai i të fejuarës së një prej të fortëve që grupi i Martinajve e do të vdekur.

Hoxha u shpreh në MCN se ka qenë një ngjarje e mirëorganizuar nga një skuadër vrasësish të cilët asnjëherë nuk gabojnë.

“E kam quajtur ditën e hënë, datën 18, kthimin e njërës nga 61 njësive administrative që ka Shqipëria, u kthye në agjensi funerale. Tre të rinj në një qytet brenda ditës.

Këto ngjarje ndodhnin vetëm në 97′, 98′. Nuk dua të merrem me detajet e vogla. Që të organizosh një ngjarje të këtij niveli, ka një kosto të madhe. Kërkon ekspertë. Janë djegur deri tani dy makina dhe një e tretë është zhdukur.

Kjo skuadër më rezulton se del në terren për herë të pesë. Është skuardër 100% e saktë nuk ka gabuar asnjëherë. Kanë një veçanti, kur dalin këta, në vendin e ngjarjes ka minimum 30 gëzhoja.

Janë shumë të ashpër, shumë barbarë, godasin në kokë, veprojnë si skuadronë komando. Elementi tjetër, ata e kanë djegur makinën, djegia është mesazh. Mesazhi është do t’ju djegim të gjallë, është hera e pestë që del kjo skuadër.

Ai djali që u vra, Martinaj, nuk është shumë kollaj të vritet, pavarësisht se u tha dyshohet për vrasjen e një ish polici. Por për vrasjen e Xhuljo Prelës, ai u vra pse nuk uli dritat e gjata, ky ka dalë i pafajshëm. Me letra, ai është tërësisht i pafajshëm”, tha gazeteri Artan Hoxha.