Po pυnonte tokën, fermeri goditet nga freza dhe υdes në vend

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Divjakë, ku një 72-vjeçar ka humbur jetën.

Mësohet se i moshuar ishte duke punuar tokën me një frezë dore, në fshatin Babunjë, kur është goditur aksidentalisht.

Fatkeqësisht ai nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Njoftimi i policisë:

Divjakë / Informacion paraprak

Rreth orës 13:55, në fshatin Babunjë, Divjakë, shtetasi A. B., 72 vjeç, është goditur aksidentalisht nga mjeti bujqësor (frezë dore) me të cilin po punonte tokën. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 72-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.