“Qenie mjerαne”/ Sali Βerisha bën dekΙαratën e fortë për Ilir Metën dhe Lυlzim Bashën

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha komentoi zgjedhjen e Lulzim Bashës për përjashtimin e tij nga PD.

Në një intervistë për MCN Tv, Berisha u shpreh se ai e mori një vendim të tillë nën didaktin e ambasadores Yuri Kim duke dëshmuar sipas tij se është një qenie mjerane.

“Mendoj se shkaqet e qëndrimit të Bashës ndaj meje janë të qarta. Ai në 2017 përjashtoi brutalisht nga gara elektorale eksponentët më kryesorë që kishin kontribute të mëdha vetëm se mendonte se ata i bënin hije.

Kreu një akt që bashkëpunoi me Edi Ramën, por kur pa se nuk kishte asnjë lloj mundësie me mua, ai e bëri zgjedhjen nën diktatin e plotë të ambasadores Yuri Kim.

Dakord nuk bëri zgjedhjen e tij, por njeriu duhet të zgjedhë parimet, sepse po ju nënshtrove diktatit dëshmon se je një qenie mjerane, por njeriu ka idealet e veta,” tha Berisha.

Ndërsa i pyetur se çfarë vendi do të ketë Ilir Meta në opozitë, Berisha e cilësoi një aleat të çmuar.

“Do jetë një aleat i çmuar me të cilin jemi të hapur për të bashkëpunuar për largimin e regjimit të Edi Ramës.

Bashkëpunimi është gjëja më e natyrshme, por siç e patë LSI ishte e pranishme, Kryemadhi mbajti një fjalim në protestë.

LSI po bën një luftë me fakte kundër kësaj qeverie, prandaj për ne është një aleat i çmuar,” tha Berisha.