Rυsët e sεrbët po bΙejnë prona në Durrës, Vlorë, Sarandë e Shëngjin. Meta, djali dhe υajza Berishës vetëm po shesin

Tokat në Orikum të Shkelzenit e Rrahmanit, në “Breg” e “Porto Romano” të Argitës dhe Jamarbër Malltezit, në Sarandë të Baba Likes e Baba Mondit, e deri në Shkodër dhe bregdetin dalmat po të Metës e Monës, janë në negocim me oligarkët rusë e serbë. Kanë nisur shitjen apo pazarin për shitje dhe ish ministrat Angjeli, Noka, Gjiknuri, Beqaj etj. Të gjithë ndjehen të kërcënuar nga ngritja e SPAK dhe hetimi i pasurisë së zyrtarëve dhe me bashkëpunimin e FBI e të organeve ligjzbatuese të BE e Britanisë. Rusët dhe serbët po blejnë prona duke shfrytëzuar këtë situatë të pazakontë rënie pazari në prag të ngritjes së SPAK

Kush ka nostalgji për filmin shqiptar “Ballëpërballë” që pasqyronte marrëdheniet shqiptaro-ruse në vitet ’60, duhet të ndryshojë mendim, pasi kohët kanë evoluar.

“Do ta kërkojmë Vlorën dhe s’do ta kemi gjeneral, do të sillemi si çifuti nëpër shkretëtirë”, thënia e famshme e komandantit rus të Pashalimanit pas ndarjes së dhimbshme ku Shqipëria mbajti katër nëndetëset moderne të asaj kohe, tashmë i përket historisë.

Rusët kanë dalë sërish në bregdetin shqiptar, duke filluar madje që nga Vlora, por këtë herë nuk kanë bërë “punë” armët e gjeneralët, por paratë e oligarkëve dhe maskarallëku i politikës shqiptare.

E kanë filluar nga Vlora oligarkët rusë, të cilët janë sulur ndaj pronave që janë vjedhur prej pushtetarëve, dhe meqë nuk e kanë të trashëguar nga babai por të grabitur e shesin më lirë.

Burimet bëjnë me dije se është në përfundim kontrata e shitjes së tokës në Orikum të Vlorës nga ana e Rrahman Selmanllarit dhe mikut të tij Shkelzen Berisha, djali i ish kryeministrit demokrat. Të gjithë e dinë historinë e asaj prone, që e blenë nga pronarë fiktivë, ndërtuan me mbështetjen e policisë së Sali Berishës, e tashmë po e kthejnë në para të lëvizshme për t’i futur ato në parajsat fiskale, përpara se të ngrihet SPAK.

Njëherësh kanë blerë prona dhe në bregdetin e Jonit deri në Sarandë, duke shfrytëzuar pikërisht këto mundësi “okazioni” të ish pushtetarëve apo pushtetarëve aktualë, përfshirë ata të PD, LSI dhe të PS, pa asnjë dallim.

Por duke qënë se “jabanxhinjtë” bien më shumë në sy me pronat e “trashëguara” në ato zona, nuk po kalohet pa vëmendje kalimi i pronësisë përmes shitjes nga Jamarbër Malltezi e Argita Berisha, tek oligarkët rusë.

Burimet bëjnë me dije, se ndryshe nga Shkelzeni dhe Rrahmani që po shesin më lirë, çifti Malltezi-Berisha e kanë ‘dorën’ e rëndë në Jalë dhe në bregdetin e Jugut dhe mund ta përballojnë vetëm rusët. Ndërkohë që pjesën e pashfrytëzuar të “Porto Romanos”, Argita Berisha Malltezi bashkë me burrin Jamarbër janë në negociata me një biznesmen qiprioto-rus për ta shitur. Oligarku qiprioto-rus po e blen, që ta përdorë për një resort turistik dhe hotel me pesë yje, me destinacion më të largët, futjen e kazinove, i favorizuar dhe nga ligjet e qeverisë së Ramës.

Në të njejtën linjë është dhe Presidenti Meta dhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, në kuadër të ‘aksionit’ të tyre për shitjen e pronave të paluajtshme dhe justifikuar pasurinë marramendëse që kanë vënë duke vjedhur qytetarët shqiptarë.

Pas nxjerrjes në “ankand” të disa shtëpive, mësohet se çifti presidencialo-opozitar po negocion me rusët dhe serbët për disa prona në Sarandë, pikërisht pjesën e tij tek prona e marrë bashkë me Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve të Baba Mondit, përmes falsifikimit të dokumenteve dhe blerjes së trupit gjykues. Ndërkohë që kanë nxjerrë në “treg” dhe janë në negociim dhe për pronën në zonën e “Bregut”, si dhe në Durrës, Shkodër e deri në gjirin Dalmat.

Mësohet se kanë nisur shitjen apo negociimin për shitje dhe ish ministrat Angjeli, Noka, Gjiknuri, Beqaj etj. Të gjithë ndjehen të kërcënuar nga ngritja e SPAK dhe hetimi i pasurisë së zyrtarëve dhe me bashkëpunimin e FBI dhe organeve ligjzbatuese të BE dhe Britanisë.

Tashmë rusët dhe serbët po blejnë prona duke shfrytëzuar këtë situatë të pazakontë rënieje pazari në prag të ngritjes së SPAK, ndërsa Meta dhe fëmijët e Berishës vetëm shesin./Pamfleti