Renis Gjoka dhe Big Basta bαshkojnë forcαt, del kënga që do të jetë himni i ρrotestës së 7 Korrikut

Protesta e 7 Korrikut e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha ka tashmë edhe himnin e saj.

Bëhet fjalë për një këngë të sapopublikuar nga artistët Renis Gjoka dhe Big Basta me titullin “Një hap përpara (Rikthimi)”.

Në fakt, kjo këngë është e ripunuar pasi vite më parë, këta artistë kanë publikuar një këngë me të njëjtin emër.

Në tekstin e këngës, ata kanë përfshirë situatën në të cilën ndodhet Shqipëria, që nga varfëria e deri tek skandalet ku janë përfshirë edhe qeveritarët.

Me anë të një postimi në Facebook, Renis Gjoka thotë se protesta e datës 7 korrik i zgjoi dëshirën për të thënë fjalën e tij.

Sipas Gjokës, kjo është një formë ftese për të gjithë të heshturit që të ngrenë zërin.

Postimi i Renis Gjokës:

Zgjohu, Shiko… Protesta e datës 7 korrik, më zgjoi dëshirën të them dhe unë fjalën time. Bashkë me Big Basta ,vendosëm të rikthejmë një këngë tonën.

Vendosëm të protestojmë në mënyrën tonë, të ftojmë të heshturit të bëhemi një zë. Ju a them me shpirt që është koha që të tregojmë që nuk vazhdohet më kështu. Love for all. God is great

SHIKO VIDEON KËTU