Keisi Medini, vjaza e këngëtarit të njohur, Sabianit, ka rrëfyer mbrëmjen e djeshme një episod të pakëndshëm që i ka ndodhur disa kohë më parë.
“Ishte një rast që ka ndodhur disa kohë më parë. Isha në Bllok, me shoqet e mia dhe një djal që ishte fans, vjen dhe më prek në shpatull, pa më folur.
Unë u tremba, mëpas më tha: Ti je Keisi? Po i thash.
Ai dëshironte një foto, por më trembi shumë nga mënyra si erdhi dhe u prezantua.
Mëvonë kur u largova me shoqet nga lokali, na ndoqi në mes të natës.
Erdhi më mori babi me makinë, dhe vetëm kështu u qetësova”, është shprehur ajo.