Rrezίkoi të mbγtet në ρΙazhin e Kunes/ Pυshuesit “heronj” i shρëtojnë jetën 30-vjeçares shqiρtare

Një pushuese me origjinë nga Kosova ka rrezikuar të mbytet pasditen e sitme në plazhin e Kunesë.

Mësohet se 30-vjeçarja është dërguar me urgjencë me ambulancën e plazhit në spitalin e Lezhës dhe aktualisht po merr trajtim mjekësor.

Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 dhe kanë qenë pushuesit ata që i kanë dhënë ndihmën e parë.

Pushuesit kanë deklaruar se 30-vjeçarja nga Kosova ka pësuar disa dëmtime fizike.