February 25, 2024
Lajme

‘Shqiρëria kυndër shpoρυllimit’, fillon në Lushnjë lëνizja e parë patriotike kυndër planit ogυrzi të Rαmës

Kambanat e alarmit kanë kohë që kanë rënë për shpopullimin e Shqipërisë, por tashmë ka ardhur koha për një lëvizje intelektuale patriotike e cila do nxjerrë në pah shkaktarët e vërtetë të kësaj drame shqiptare.

Aktivisti patriot Aulon Kalaja ka njoftuar fillimin e një lëvizje në të gjithë Shqipërinë kundër këtij plani ogurzi të gatuar në kuzhinat antishqiptare dhe i mbështetur nga një kryeministër shipfolës, që ka për qëllim të përzejë shqiptarët.

Në njoftimin e tij në Facebook, Kalaja thekson se kjo lëvizje do të fillojë ditën e nesërme në Lushnjë duke zhvilluar një tryezë diskutimi me qytetarët dhe do të shtrihet në të gjitha qytetet e Shqipërisë, me temë “Shqipëria kundër shpopullimit”.

‘Tragjedia më e madhe që po i ndodh atdheut tonë është braktisja e vendit. Nuk kemi të bëjmë me lëvizje të lirë, por me axhendë të shpopullimit të Shqipërisë. Kjo e vërtetë e madhe nuk i thuhet shqiptarëve, por manipulohet dhe zbukurohet nga politikanët dhe studiot televizve’, shkruan Kalaja.

Postimi i plotë:

Tragjedia më e madhe që po i ndodh atdheut tonë është braktisja e vendit. Nuk kemi të bëjmë me lëvizje të lirë, por me axhendë të shpopullimit të Shqipërisë. Kjo e vërtetë e madhe nuk i thuhet shqiptarëve, por manipulohet dhe zbukurohet nga politikanët dhe studiot televizve. Ky plan ogurzi i gatuar në kuzhinat antishqiptare dhe i mbështetur nga një kryeministër shipfolës, ka për qëllim të përzejë shqiptarët. Ikja nga dheu yt shkatërron familjen dhe shkatërrimi i familjes, shkatërron kombin. Ata duan që të jemi sa më pak, që të na blejnë votën dhe të na sundojnë duke na nxirë jetën dhe që ne të dorëzohemi dhe të ikim nga sytë këmbët.

Prandaj një grup intelektualësh që vendosin Shqipërinë para partisë, po organizohen dhe do zhvillojnë tryeza diskutimi me qytetarët në të gjitha qytetet e Shqipërisë me temën:

“Shqipëria kundër shpopullimit”.

Lëvizja e parë fillon në Lushnje, me 19 tetor, ora 18:00, tek “Eldon Park”.

Ne nuk marim fonde, nuk mbështetmi nga askush, i kërkojmë ndihmë vetëm atyre që janë si ne.

Takimet do jenë të hapura, mikrofoni do jetë i hapur dhe hapsira më e madhe është për qytetarët që tregojnë dramat e tyre në familje.

Kush dëshiron të bashkohet është i mirëpritur, pa dallim.

Me Zotin përpara dhe 🇦🇱.”shkruan ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *