“Shqiptarët e gjetën drogën këtu”, Edi Rama thυmbon ministren britαnike nga Londra

Edi Rama ne Institutin Chatham House, Londer

Kryeministri Edi Rama ka vazhduar përsëri këtë të premte me thumbimet ndaj sekretares së brendshme britanike Suella Braverman, duke theksuar se ajo e dinte që po gabonte kur i quajti shqiptarët kriminelë, por kurrë nuk kërkoi falje.

“A mendoni se Suella Braverman nuk e dinte se po thoshte diçka të gabuar. Politikanët thonë gjëra të gabuara dhe pendohen më pas, më ka ndodhur dhe mua. Ndonjëherë fjalët shpëtojnë, por më pas vjen e nesërmja, vjen java tjetër dhe gjen një mënyrë për të thënë ndjesë. Ajo kurrë nuk ka thënë ndjesë sepse asaj nuk i vjen keq.

Kështu që nuk mund të bësh asgjë për ndryshimin e perceptimit për shqiptarët në Britani. E vërteta e komunitetit shqiptar ka kontribuar shumë dhe duhet të jetojnë më gjatë se Braverman. Jini krenarë nga vini dhe nderoni flamurin britanik dhe atë shqiptar.

Më pas politikanët që përdorin vizibilitetin e tyre dhe pushtetin që ju është dhënë nga të tjerët për të mbledhur vota, do të ekzistojnë gjithmonë për aq sa do të ekzistojë demokracia”, u shpreh Rama në një bashkëbisedim në auditorin e Institutit Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Chatham House.

Po ashtu, kryeministri shqiptar foli dhe për të rinjtë që shkojnë në Angli. Sipas tij, ata nuk e çuan drogën në ishull, por shqiptarët e gjetën atë atje dhe u futën në një treg të madh, atë britanik.

“Nuk kam probleme se kufijtë e Britanisë mbyllen, por s’duhet ti lëmë të rinjtë shqiptarë të përdoren nga kriminelët. Komuniteti shqiptarë-britanik është fantastik. Të jesh nën trysninë e disa mollëve të kalbur që janë përballë. Kriminelët shqiptarë nuk e sollën krimin këtu, ato nuk e sollën drogën këtu, por e gjetën këtu tregun”, u shpreh Edi Rama nga Londra.

https://m.facebook.com/ediramaal/videos/248256317630437/