Tajlandezja denoncon: Më ρërd’hύnoi në makinë. I riu nga Tropoja arrestohet

Një i ri nga Tropoja është prangosur nën akuzën e përdhunimit të një femre të huaj e cila tha se ai abuzoi me të në makinën e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë shtetasin R. D., 35 vjeç, banues në Bajram Curri.

I riu akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, raporton noa.al.

Ai rezultoi me precedent të mëparshëm penal.

“Arrestimi u bë pasi ka bërë kallëzim një shtetase nga Tajlanda, se shtetasi R. D. ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të, në automjetin e tij”, tha policia lokale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme. /noa.al