Në Gjermani ka rënë dukshëm çmimi i veturave Diesel, kjo pasi shteti ka vendosur që nga
vjeshta që të mos lejojë këto vetura për shkak të emetimit të madh të gazrave gjë që ndikon në ndotjen e ambientit.
Në veturë Golf plus, tani atje kushton hiç më shumë se 2 mijë euro, ndërsa një Golf 4 vetëm 999 Euro.
Nga vjeshta nuk do të mund të hyjnë në qendrat e disa qyteteve gjermane.
Tre milionë automjete të tipit diesel janë të parkuara në Gjermani dhe janë në pritje të blerësve,
gjë e cila në kohë pandemie ka bërë që të ketë shumë pak të ineteresuar.
Blerësit më të mëdhenj janë serbët e kroatët, por që muajt e fundit është rritur edhe numri i blerjeve nga Kosova.
Gjermania është duke eksportuar shumë makina në tregjet e Evropës Lindore dhe Juglindore. Në Gjermani, vlerësohet se ka rreth 10 milionë vetura me naftë.