Avokatja Eni Çobani, ka thyer bojkotin e avokatëve. Bëhet me dije se Çobani ka marrë pjesë në një seancë gjyqësore në Gjykatën e Faktit
në Përmet ku dihet që avokatët në të gjithë vendin kane 1 muaj që po bojkotojne seancat gjyqësore si kundërshtim ndaj hartës se re gjyqësore ne vend.
Avokatët e Përmetit janë ndeshur me avokaten Çobani në hyrje të gjykatës por ajo ka hyrë neëgodinë duke thyer bojkotin.
![](https://www.shqiperiaime.com.al/wp-content/uploads/2022/07/640-0-62cf3142c0a2f.jpeg)
Dhoma e Avokatisë së Gjirokastrës ku pjesë janë edhe avokatët e Permetit,
ka siguruar procesverbalin e seancës gjyqësore ne Gjykaten e Permetit dhe bashkë me të, i ka dërguar Komitetit të Disiplinës të Dhomës Kombëtare të Avokatisë në Tiranë, një ankesë ku i kërkohet marrja e masave ndaj Eni Çobanit me heqjen e licenses.
![](https://www.shqiperiaime.com.al/wp-content/uploads/2022/07/640-0-62cf3145d712f.jpg)