Trαgjedi në Itali, katër djem të rinj υdesin në aksίdent me makinë

Katër shokë kanë humbur jetën në mënyrë tragjike në një aksident të rëndë automobilistik në veri të Italisë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 02:00 pas mesnate, në komunën Godega di Sant’Urbano në Trviso.

Katër të rinjtë, nga mosha 18 deri në 19 vjeç ishin duke udhëtuar me një mjet tip “Polo” kur makina humbi kontrollin u rrotullua disa herë dhe përfundoi jashtë rruge. Përplasja ishte tepër e fortë, bënë me dije autoritetet italiane.

Të katër djemtë po ktheheshin në shtëpi me gjasë pasi kishin festuar së bashku. Mes viktimave është edhe një 19-vjeçar shqiptar.

Ishin banorët e zonës ata që njoftuan policinë pasi dëgjuan një zhurmë të fortë. Në vendngjarje mbërritën zjarrfikëset dhe ambulancat, por ishte tepër vonë për 4 të rinjtë të cilët u gjetën pa shenja jete.