Trαgjedi në Itali / Tre karabinierë bien në greminë dhe ndërrojnë jetë

Tre oficerë të Karabinierëve në Itali kanë ndërruar jetë gjatë një stërvitjeje në Val Masino, provincë e Sondrios.

Mediat italiane bëjnë me dije se karabinierët e rinj janë rrëzuar në greminë gjatë stërvitjes për t’u ngjitur në një lartësi. Viktimat janë të moshës, 32, 25 dhe 22 vjeç.

“Ata po kryenin një stërvitje me dy ekipe. Gjatë ngjitjes, një nga ekipet është rrëzuar. Njëri i përkiste Shkollës Alpine të stacionit Guardia di Finanza (Sagf) në Sondrio, ndërsa dy asaj të Madesino.

Në vend, përveç karabinierëve, edhe magjistrati në detyrë i Prokurorisë së Sondrio, Piero Basilone. Të pranishëm kanë qenë edhe ekipet e shpëtimit që kanë marrë kërkesën për ndihmë rreth orës 13:00 dhe po punojnë për nxjerrjen e trupave”, bënjë me dije autoritetet italiane.