Trαgjedia në familjen shqiptare! Dalin ρamje nga aksidenti i rëndë që i mori jetën 2 υëllezërve

Një aksident i tmerrshëm automobilistik ka futur në zi një familje shqiptare në Greqi, pasi dy djemtë e rinj ndërruan jetë teksa makina përfundoi e përmbysur në një kanal me ujë në aksin rrugor që lidh Lamian me Livadhjanë.

Sipas informacioneve të protothema.gr, dy të vdekurit në aksidentin e mbrëmshëm të trafikut janë vëllezërit shqiptarë. Drejtuesi i mjetit ishte 30 vjeç dhe pasagjeri i makinës, vëllai i tij më i vogël, 27-vjeçar .

Gjithçka ka ndodhur pak para orës 12 të mbrëmjes, kur drejtuesi i mjetit me pesë pasagjerë në lartësinë e Agios Nektarios në aksin Lamia – Livadeia, humbi kontrollin dhe u përplas me kangjellat e hekurit.

Për shkak të shpejtësisë së madhe, drejtuesi 30-vjeçar nuk ka mundur të mbajë mjetin në rrugë dhe nga përplasja ka përfunduar në lumin Erkyna .

Si pasojë, dy vëllezërit mbetën të plagosur për vdekje dhe tre personat e tjerë që udhëtonin në mjet, një 31-vjeçar me origjinë shqiptare , një 29- vjeçar grek dhe një 22-vjeçar gjithashtu grek , u plagosën rëndë .

Të gjithë ata u dërguan në spitalin e Livadeisë ndërsa po hetohet për shkakun e aksidentit nga Departamenti i Trafikut Livadia.