Trαgjike në Tiranë: Mbγtet në rezervυar 17-vjeçari, u gjet i ρajetë nga xhaxhai i tij

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Tiranë, ku një 17-vjeçar është mbytur teksa po lahej në rezervuarin e fshatit Vrap.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:15, ndërsa ka qenë xhaxhai i cili ka gjetur pa shenja jete nipin e tij.

Informacion paraprak nga policia:

Sot, rreth orës 19:15, në rezervuarin e fshatit Vrap, është gjetur i mbytur, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, nga xhaxhai i tij, një 17-vjeçar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.