Trαgjike/ U ρërplasën nga një makinë, çifti shqiρtar ndërron jetë në sγ të dy fëmijëυe (DETAJE)

Një çift shqiptar në Greqi ka humbur jetën në mënyrë tragjike, si pasojë e një aksidenti rrugor.

Si ndodhi aksidenti:

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën “Ionia Odho”, kur burrë e grua dolën nga makina për të parë se çfarë defekti kishte mjeti me të cilin po udhëtonin.

Në momentin që çifti doli nga makina një mjet tjetër përplasi makinën e tyre, duke përplasur në këtë mënyrë çiftin shqiptar.

E gjithë ngjarja ndodhi në sy të fëmijëve të çiftit, të cilët ndodheshin brenda makinë.

Për fat të mirë fëmijët 20 dhe 26 vjeç kanë marrë lëndime të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën.