Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë mbrëmjen e sotme.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se shtetësja F.S, 58 vjeç i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt i pallatit.
Dyshohet se 58 vjeçarja vuante nga problemet e shëndetit mendor, ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i plotë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 13.08.2022, në “Don Bosko”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit, shtetasja F. S., 58 vjeç, e cila dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes