Tronditëse/ Grυαja gjen të υdekur në oborr burrin (EMRI)

Një shqiptar është gjetur i vdekur nga gruaja jashtë shtëpisë në Cigognola të Italisë. Mediat italiane raportojnë se shqiptari që mbeti i vdekur është Sokol Prenga, 47 vjeç.

Shqiptari u gjet i vdekur orëve të para të së mërkurës.

Pasi e shoqja ngriti alarmin në vendin e ngjarjes shkuan karabinierët. Mediat shkruajnë se bëhet fjalë për një vdekje për shkaqe natyrale.

Pas ekzaminimeve, nuk është dashur as kryerja e një autopsie, dhe trupi i pajetë i është dorëzuar familjes për ta përcjellë në banesën e fundit shqiptarin.