Brilant Martinaj është një nga viktimat e atentatit të sotëm në mbikalimin e Fushë-Krujës.
23-vjeçari ishte dhe mik i ngushtë me reperin e njohur Stresi, i cili së fundmi ka reaguar për vdekjen në mënyrë tragjike të Martinajt.
I pikëlluar dhe zemërthyer, Stresi ka publikuar në “InstaStory”, bisedën e tyre të fundit, ku Brilanti i shpreh dashurinë, teksa e konsideron si vëlla.
“Zemra vëllait krejt botën ma përmbyse”, ka shkruar reperi përmbi mesazhet në Whatsapp.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi ditën e sotme në mbikalimin e Fushë-Krujës, ku Brilant Martini, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata mbetën viktima të një atentati.