U kap me kamera të fshehtë në bisedë, reagon prifti i Elbasanit: Kurth i ngritur nga levat serbo-greke (Video)

At Nikolla Xhufka, prifti kontravers i Elbasanit, ishte protagonist i një kamere të fshehtë në një emision televiziv, ku u publikuan bisedat e tij me kontekst erotik me një mashkull.

Një person nga stafi i emisionit “Piranja” i shkruante Xhufkës duke i kërkuar marrëdhënie intime, ndërkohë që ky i fundit shprehte tundimin e tij.

Sot, Kisha Orthodokse Autoqefale e Shqipërisë, e drejtuar nga Anastas Janullatos ka reaguar sërish duke thënë se Nikolla Xhufka nuk është pjesë e Kishës Shqiptare.

Ndërsa vetë Xhufka ka dalë me një deklaratë për mediat në rrjetet sociale, duke e quajtur “montazh” kamerën e fshehtë ndaj tij, teksa pretendon se është vënë në qendër të sulmeve dhe kurtheve nga Kishat serbe, greke dhe ruse, për shkak se sipas tij, ka guxuar të denoncojë uzurpimin e Kishës shqiptare nga Greqia dhe të Kishave të Kosovës nga Serbia.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2F100074139765485%2Fvideos%2F1237095950631515%2F%3Fref%3Dembed_video&show_text=0&width=267