Me qindra persona humbin jetën çdo vit në Shqipëri si pasojë e aksidenteve automobilistike.
Shkaktarët kryesorë të aksidenteve janë shpejtësia tej normave të lejuara, mungesa e sinjalistikës rrugore, prania e lagështirës në rrugë, por edhe vetë këmbësorët.
Gazetari i njohur, Blendi Fevziu ka treguar mbrëmjen e sotme në emisionin e tij “Opinion”, një histori personale që i ka ndodhur katër ditë më parë në rrugën e Milotit.
Ai tregoi se iu shfaq papritmas në këmbësor që rrinte mbi një gardh në tentativë për të kaluar në anën tjetër të rrugës.
Gazetari u shpreh:
Para 4 ditësh isha duke ecur dhe u tme rrova. M’u shfaq njëri në rrugën e Milotit, po kthehesha nga Kosova.
M’u shfaq, m’u duk si monument. Ishte në majë të gardhit aty dhe sa kalova unë, u hodh pupthi. Nuk është më faji i shoferit.”