Një histori e bukur dashurie është rrëfyer nga një vajzë e re, e cila ka treguar se si e ka marrë propozimin për fejesë.
Kjo është historia e rrëfyer .“Dashuria vjen edhe kur nuk e pret fare! Nuk është e thënë që njeriun e zemrës duhet patjetër ta njohësh me vite të tëra për ta dashur, mjafton një moment për ta dashuruar dikë.
Kështu të paktën më ka ndodhur mua. Ishte hera e parë që e provoja këtë ndjesi. Me djalin që do të fejohem së shpejti unë jam dashuruar sapo e kam parë.
Atë djalë do ma prezantonte tezja ime, një emigrant në Greqi që sipas tezes i kishte të gjitha terezitë, por i mungonte vetëm nusja.
Në fillim isha shumë skep tike sepse me çfarë kemi dëgjuar tek të tjerët këto punët e shkësirave nuk ecin mirë.
Por pranova dhe si tani e kujtoj momentin që i pashë ato sy jeshil që buzëqeshnin në tavolinë, e ky që çohet me lëviz karrigen dhe me dhuron një trendafil.
Vetëm në filma kisha parë takime të tilla. Që aty më rr.ahu zemra fort dhe jam emocionuar pa masë.E ky takim ynë i parë u shoqërua me një respekt të paparë nga ana e tij ndaj meje.
Një edukatë e pashoqë që meshkujt që rriten në Shqipëri e dimë si janë e sillen me femrat.I thashë “PO” shumë shpejt dhe tani shkon çdo gjë mirë mes nesh. Edhe jam me fat që e kam njohur.
Sepse meshkujt që trajtojnë një femër me edukatë në Lezhë të paktën janë me pikatore. Ndaj paçi fat tim ishalla të gjitha ju vajza e mos pranoni të merrn.