February 25, 2024
Lajme

Vυla e PD, drejt Strasbυrgut/ Grevë urie deri në 80-νjetor, kërcënimi i doktorit: Nuk do hαmë për ca kohë

Fati i logos së PD-së, Berisha duket se është i bindur, se do të qëndrojë tek Lulzim Basha, pasardhësi i tij pas 2013-ës, por humbjet e njëpasnjëshme e të dyve, i kanë shndërruar në rivalë.

Logoja e PD-së qëndron tek Basha, por Berisha ka trokitur tek Gjykata e Lartë, që ende nuk e ka marr në shqyrtim çështjen, duke dhënë një verdikt të sajin, nëse atë ka të drejtë të vijojë ta mbajë Basha apo të rigjykohet edhe një herë, duke i dhënë një mundësi Berishës.

Ky i fundit nuk i ka të larta pritshmëritë dhe e vetmja shpresë që fati mund të ndryshojë, është Gjykata e Strasburgut. Megjithatë, me vendim apo pa vendim, me parti të re apo vetëm me Foltore që nuk ekziston në një dokument, Berisha thotë se drejt 2025 do të shkojë me grup partish.

“Në zgjedhje do të futemi padiskutim me koalicion, por PD do të ketë logon që i takon asaj. Ne po ecim, do e mbaj gjykata e lartë në mënyrë anti-ligjore, pastaj ne do të shkojmë në Strasburg dhe atje kam besim tek drejtësia evropiane, do të fitojmë kauzën tonë të drejtë” u shpreh Berisha

Jo vetëm me Bashën, ka një betejë, që ai thotë se tani e ka nisur, me kryeministrin Edi Rama. Të enjten nisi qëndresa, duke bllokuar Parlamentin, por aktet siç dhe ai thotë, mund të shkojnë në ekstrem; me një plan për një grevë urie, si dikur, Pjetër Arbnori, në gushtin e 1997.

“Ka gadishmëri të vërtetë dhe është një opsion. Kjo është betejë. Ne kemi nisur një aksion, ai de fakto na asgjësoi në parlament” shtoi ai.

Nëse ky plan, rrethanat do e çojnë, që të realizohet, mundet që Berisha të festojë 80-vjetorin, mes grevistëve, por tortën nuk do e hajë, por do u fryjë vetëm qirinjve./abcnews.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *