Pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare është bërë një vajzë nga Delvina e quajtur Silda. Ajo ka rrëfyer për jetën e saj, pasionin, dëshirat dhe për çfarë ka studiuar.
Gjatë rrëfimit, Silda ka treguar se ka një vëlla i cili ka qenë shumë xheloz më përpara për bashkëshortin e saj Sandrin, duke kujtuar një rast kur nuk e gjen tek shtëpia dhe shkon tek lokali ku ajo dhe Sandri po pinin kafe për t’u njohur më shumë dhe ai i xhiron gomat e makinës.
Silda: Unë kam ardhur t’i bëj një surprizë vëllait tim sepse ai është pak xheloz për bashkëshortin tim, por edhe për diçka tjetër. Fillova studimet në Fakultetin Ekonomik të Tiranës.
Dita ditës po kuptoja që unë nuk isha e interesuar për bilancet, për sistemet bankare, nuk isha e interesuar për asnjë lloj gjëje që kishte të bënte me ekonomikun. Unë gjithmonë gjurmoja një çelës për të bërë një poezi.
Kur mbarova universitetin mendoja si të gjej një mënyrë për ta vazhduar part time letërsinë që aq shumë e doja, por nuk e gjeta mënyrë.
Më pas në jetën time vjen bashkëshorti, Sandri me një profil shumë të rregullt, të heshtur, një çun që nuk kërkonte vëmendje, që nuk reklamohej. E tërhoqi vëmendjen time ai djalë dhe nisëm një shoqëri shumë të pastër.
Kur do pija kafen e parë me Sandrin, në Durrës vjen Adi, vëllai im. Shkoi tek shtëpia dhe e gjeti derën mbyllur, i binte telefonit unë nuk përgjigjesha.
Më pas i bie derës aq fort dhe e regjistron me audio dhe ma çon në Whats App që do të thotë hajde shpejt se po më ik truri. Ia hapa telefonin dhe i thashë të vërtetën që jam me një shok në kafe. Për 2 sekonda ka ardhur, ka xhiruar rrotat e makinës dhe Sandrit nuk i foli.
Ardit Gjebrea: U miqësuan më pas? Silda: Në fillim Adi ishte pak skeptik, shfaqi disa nota xhelozie, por më pas u miqësuan.