V αjza nga Tirana në hαΙΙ të mαdh: I fe jυαri vjen dhe në sy të ρriηdërve më….

Nje vajze nga Tirana duket se po ndihet shume keq pasi i fejuari i saj ben nje sjellje aspak te hijshme ne sy te prinderve te saj.

Përshëndetje psikologe Ervisa! Unë quhem Ersa dhe ndihem shumë në siklet pasi i fejuari im sa herë vjen në shtëpinë time më puth në sy të prindërve. Më vjen shumë zor nga kjo sjellje, por s’di si t’i them që të mos e bëj më, pasi atij i duket mëse normale.

-Ersa të falenderoj shumë që na ke shkruar dhe që je një lexuese e kësaj rubrike. E kuptoj situatën tënde dhe sikletin që përjeton për shkak të natyrës ekspresive të të fejuarit tënd.

Mendoj se kjo sjellje buron nga mënyra se si ai është rritur dhe karakteristikat e personalitetit që ka.

Ne jemi të ndryshëm dhe si pasojë edhe emocionet apo ndjenjat tona i shprehim ndryshe.

Dikush është më i ndrojtur dikush më i çlirët, dikush është rritur në një familje ku situata të tilla janë të palejueshme madje edhe ndëshkohen, e për dikë tjetër këto lloj sjelljesh janë krejt të zakonshme.

Në rastin tuaj duket se ka një problem për shkak se ti nuk ndihesh komode me një sjellje të tillë. Besoj që kjo vjen si pasojë e mentalitetit të prindërve të tu ose si pasojë e natyrës tënde të ndrojtur.

Gjithsesi nëse vërtet kjo gjë të bën të ndihesh keq, duhet të tregohesh e hapur me të fejuarin tënd dhe t’ia thuash. Shpjegoja që ai të kuptojë se pavarësisht se e do shumë dhe ke dëshirë edhe ti ta puthësh nuk do që këtë sjellje ta manifestosh në syrin e prindërve.

Thuaji që edhe ti mendon se nuk ka asgjë të keqe që të putheni, përkundrazi, por jo në prezencë të tyre sepse në këtë rast jo vetëm që nuk e shijon puthjen e tij, por përkundrazi kjo të bën të ndihesh keq. Jam e bindur që ai do të të kuptojë dhe nuk do të të vërë më në siklet.