Një adoleshente është sulmuar në një klub nate në Britani, nga një agjent sigurie i klubit.
Videoja tregon Lauryn Parker, 19 vjeçe, e vendosur në pozicionin e fetusit në pjesën e poshtme të shkallëve në një klub nate në Newcastle.
Mund të shihet duke mbrojtur fytyrën e saj, pasi një njeri i veshur me një kostum të zi duket se e ngre këmbën drejt saj, shkruan Shkodranews.
Lauryn bërtet: “Ah, shko tutje,” para se britmat e saj të mbyten dhe njeriu vazhdon të merret me të.
Miqtë e saj përdorin të gjithë forcën e tyre për ta tërhequr sulmuesin larg prej saj, para se një tjetër person raportohet se ja ndërhyrë. Lauryn, nga Bedlington, ka thënë për mediat se është shumë e frikësuar për t’u kthyer në Newcastle.
Lauren, e cila veshur si një lepurushe teksa festoi Halloween-in me miqtë e saj para incidentit, tregoi në Facebook shenjat e dhunës, shkruan Shkodranews.
“Ishte aq i fortë dhe nuk ndalonte”, ka thënë vajza për mediat pas incidentit.
Binzesi raportoi se e kishte pushuar sulmuesin, ndërsa policia konfirmoi për mediat se kishte nisur një hetim, shkruan Shkodranews.
Ajo kujton se po shkonte në tualet, përpara se të shkelte në shkallë dhe të binte. Momente më vonë, ajo thotë se gjërat përkeqësuan pasi një burrë e sulmoi. /Shkodranews/
VIDEO—KLIKO KETU