Vrαsja e Martin Çeços, nëna e “mollës së sh errit”: Tina s’ka pasur lidhje me Valter Mollajn, ai na sillte ..

Vrasja e 26 vjeçarit Martin Çeço tronditi opinionin publik. 26-vjeçari u gjet i pajetë në datën 16 qershor 2022 në rezervuarin e Kolanecit në Maliq.

Tre persona e kanë mbytur me litar dhe më pas e kanë hedhur trupin në rezervuar.

Lidhur me ngjarjen ranë në pranga 3 persona, konkretisht Bleti Angjo, Valter dhe Edlir Mollaj akuzohen për vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim.

Prej rreth një muaji ai po mbante kontakte virtuale me një vajzë, me të cilën planifikonte të fejohej, por lidhja e tyre do të ishte e pamundur.

Për këtë marrëdhënie me Tina Pajollarin, Martini kishte vënë në dijeni familjen e tij, motrat dhe babain me të cilin ai jetonte i vetëm. por pa e ditur që lidhja me 18 vjeçaren do bëhej shkak që ai do të ekzekutohej.

Tina Pajollari punonte në stanin e Valter Mollajt duke nxjerrë bagëtitë.

Ndërkohë nëna e Tina Pajollarit, Miranda Pajollari, për lidhjen e supozuar të vajzës së saj thotë për gazetarin Spartak koka se vajza e saj nuk ka pasur marrëdhënie intime me Valter Mollajn, por sipas saj, familja Mollaj e ndihmonte me dru.

Spartak Koka: Prej sa kohësh ishte i lidhur Valteri me vajzën tuaj?

Miranda Pajollari: Valteri është i martuar, kot kanë thënë për vajzën që ka 5 vjet i dashuruar me atë.

Spartak Koka: Po sa?

Miranda Pajollari: Po ai është i martuar, ka 3 fëmijë.

Spartak Koka: Sa kohë kishte kontakte me vajzën tuaj?

Miranda Pajollari: Po ne kemi me vite këtu ore se e kemi banor. Ai na bie drutë, kemi ngrënë e kemi vajtje ardhje.