Yuri Kim shton dozαt ndaj Sali Berishës, kërkon nga drejtësia të vërë para ρërgjegjësisë penαΙe kreun e “Foltores” për minim të demokracisë dhe korrυρsion

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar ditën e djeshme ndaj qëndrimit të Britanisë për të ndërmarrë një aksion të rëndësishëm ndaj politikanëve shqiptarë të lidhur me krimin dhe korrupsionin, ndërsa ka leshura një mesazh të fortë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili është shpallur “non grata” nga Departamentit Amerikan të Shtetit vitin që shkoi. Përmes një statusi në rrjetet sociale, ambasadorja Kim u shpreh dje se mirëpret vendimin e Britanisë së Madhe, ndërsa theksoi se askush nuk është mbi ligjin.

Pra indirekt, ambasadorja Kim kërkoi nga drejtësia të vërë para përgjegjësisë penale kreun e “Foltores”, për shkak se akuzohet nga SHBA, për minim të demokracisë dhe korrupsion. “Ne e mirëpresim këtë aksion të rëndësishëm të Britanisë së Madhe. Ata që kanë abuzuar me besimin e publikut për të pasuruar veten dhe për të shtrembëruar sundimin e ligjit, me fjalë të tjera, ata që janë përfshirë në korrupsion dhe kanë minuar demokracinë, duhet të përballen me drejtësinë. Askush nuk është mbi ligjin”, shkroi Kim në Tëitter. Pra përmes këtij vendimi, Britania e Madhe i bashkohet kështu Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilët tashmë i kanë shpallur shumë politikanë të rëndësishëm “non grata” përfshi edhe ish-Kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha.

Kim në SPAK: Askush mbi ligjin; të marrë fund pandëshkueshmëria

Megjithatë të njëjtën mesazh ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim e ka artikular edhe pak javë më parë, gjatë një takimi që pati me kreun e SPAK Arben Kraja dhe Drejtuesen e Byrosë Kombëtare të Hetimit BKH që njihet ndryshe si FBI-ja shqiptare, Aida Hajnaj. Ambasadorja Kim ka dhënë detaje në rrjetet sociale nga takimi, ndërsa theksoi se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin, ndërsa ka kërkura të marrë fund pandëshkueshmëria në Shqipëria. “Shtetet e Bashkuara mbështesin rolin e rëndësishëm që SPAK ka në zbatimin e suksesshëm të reformës në drejtësi.

Zhvillimi i vërtetë po ndodh. SPAK e nisi vitin 2021 me rezultate të vërteta nga çështje të mëdha. Ndërsa mesi i vitit 2021 po afron, Kreu Kraja dhe Drejtori Hajnaj i rikonfirmuan Ambasadores Kim se puna po vijon intensivisht në SPAK. Pavarësisht sfidave dhe sulmeve, SPAK është përqendruar për të treguar se askush nuk është mbi ligjin. Ata vazhdojnë të hetojnë krime të ndryshme, të organizuara e të mëdha, korrupsionin dhe krimet zgjedhore, dhe janë të vendosur për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Askush nuk është mbi ligjin”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA.

Janë hapur dosje të rëndësishme, kohës së pandëshkueshmërisë po i afrohet fundi

Po ashtu, disa kohë më parë Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri

teksa ka folur për procesin e Reformës në Drejtësi në Shqipëri, ka thënë se pandëshkueshmëria duhet të marrë fund. Në një intervistë në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Kim tha se janë hapur disa çështje të rëndësishme dhe tha se nuk është e vërtetë që nuk ka përparim të drejtësisë në vend. Diplomatja amerikanë ka folur dhe për Byronë Kombëtarë të Hetimit duke thënë se procesi i krijimit të këtij institucioni dhe trajnimit të hetuesve po shkon shumë mirë. “Po. Për shembull, Verën e shkuar, u shpall një çështje e madhe, e cila përfshinte trafikun e drogës që ka një lidhje me median dhe biznesin. Ju nuk flisni për të dhe pastaj të gjithë pretendoni që nuk po ndodh asgjë. Ka prokurorë, ka mjekë, ka të tjerë që po hetohen. Tani, nëse më thua që askush nuk do ta besojë deri sa politikani më i madh apo, kushdo tjetër, të jetë në burg, mendoj që po injoroni faktet dhe vazhdoni propagandën.

Thjesht nuk është e vërtetë që nuk ka përparim. Në fakt, ka pasur përparim të jashtëzakonshëm. Pra, nuk mund të më thuash nga njëra anë që i pranon shifrat e mia, por nga ana tjetër nuk pranon të vërtetën për atë që po ju them. Pra, nëse do të isha si ju, do t’ju nxisja të kërkoni më shumë dhe të jeni më të guximshëm në raportimin e fakteve se kush nuk po hetohet dhe për çfarë. Mos pretendoni se nuk po ndodh asgjë sepse është shërbim i keq për popullin shqiptar. Besoj që po. Shikoni, qoftë reforma në drejtësi dhe veprimtaria e SPAK dhe të tjerë, qoftë krimet zgjedhore, qoftë sjellja në përgjithësi, askush nuk është mbi ligjin. Koha e pandëshkueshmërisë po i afrohet fundit”, nënvizoi ambasadorja Kim.